Policia ia publikon fotografinë një gruaje, dyshohet për vjedhje
Policia në Prishtinë ka publikuar fotografinë e një të dyshuare për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në muajin prill të këtij viti.
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e saj.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar
Njësiti i Hetimeve të stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, me autorizim nga Prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
E dyshuara kërkohet për një rast të vjedhjes, që ka ndodhur në muajin prill 2024.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit ose vendndodhjes së saj, kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192. /Zëri