Dy të dyshuarit e arrestuar si bashkëpunëtorë të BIA-s në Ferizaj janë shqiptarë

Dy të dyshuarit e arrestuar si bashkëpunëtorë të BIA-s në Ferizaj janë shqiptarë

Kronika June 05, 2024 - 14:22

Dy personat e arrestuar sot nga Policia në Ferizaj, nën dyshimin për spiunazh dhe bashkëpunim me BIA-n e Serbisë, janë shqiptarë.

Siç mëson Express, të arrestuarit janë B.Sh. dhe M.Q. dhe sipas burimeve, Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) ka qenë instrumentale për kapjen e tyre.

Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe. Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve ’90-’99, derisa pas luftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.

Aksioni i Policisë së Kosovës po vazhdon, ku edhe po bastisen pronat e të dyshuarve.