Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohen se spiunonin për BIA-n serbe
Kronika
June 05, 2024 - 13:47
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj dy persona, të cilët dyshohen për spiunazh dhe bashkëpunim me BIA-n e Serbisë.
Sipas burimeve të gazetës Express, bëhet fjalë për të dyshuarit, B.SH. dhe M.Q.
Aksioni i Policisë së Kosovës po vazhdon, ku edhe po bastisen pronat e të dyshuarve.
Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.
Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve ’90-’99, derisa pas luftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.