Gruaja që vdiq me të bijën në aksidentin në Dragash la pas vetes edhe dy fëmijë
Kronika
June 03, 2024 - 20:35
Gruaja që vdiq me të bijën në aksidentin në rrugën Dragash-Zhur la pas vetes edhe dy fëmijë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Dragash-Zhur, në të cilin humbën jetën nënë e bijë.
Klan Kosova ka dhënë detaje në lidhje me këtë aksident, duke thënë se dyshohet se shkaktari i këtij aksidenti është bërë shoferi i kamionit, i cili përderisa ishte duke hyrë në kthesë, nuk kishte arritur të përshtat shpejtësinë e mjetit me kushtet e rrugës.
Ajo gjithashtu njoftoi se gruaja e cila vdiq bashkë me të bijën në aksident, ka lënë pas vetes edhe dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.