Policia sekuestron 17 motoçikleta në Pejë
Policia në Pejë ka vazhduar implementimit të planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, i cili është realizuar gjatë vikendit.
Policia njofton se më 01/02.06.2024 nga njësitet e DRP Pejë janë sekuestruar: 17 motoçikleta të llojeve të ndryshme, ndërsa për kundërvajtësit janë lëshuar fletëgjoba për kundërvajtjet: mosposedimi i lejes për vozitje, mosposedimi i kategorisë përkatëse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundërvajtje të tjera.
“Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës”, thuhet në njoftim.
Ky plan do të vazhdojë të implementohet edhe në ditët në vijim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.