
Aksident i rëndë në Milot, përplasen dy vetura me targa të Kosovës
Kronika
May 28, 2024 - 20:59
Dy vetura me targa të Kosovës janë aksidentuar pasditen e së martës pranë Urës së Zogut në Milot, Shqipëri.
ABC News raporton se dy automjetet janë përplasur në Rrugën e Kombit, teksa i plagosur ka mbetur një shtetas nga Kosova.
Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.
