Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj
Foto: Zëri / Ilustrim

Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Kronika May 28, 2024 - 18:41

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Sot rreth orës 13:20, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, ka deklaruar ajo.

Ahmeti ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut.