
Dorëzohen në polici tre persona nga 6 të dyshuarit për plagosjen në Prizren
Janë vetëdorëzuar, sot në polici edhe tre persona nga gjashtë të shpallurit në kërkim nga Policia e Kosovës lidhur me plagosjen dhe rrahjen e javës së kaluar në Gjonaj të Prizrenit, shkruan Gazeta Metro.
Policia ka njoftuar se tre prej tyre janë vetëdorëzuar sot në sektorin e hetimeve rajonale në Prizren.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe rasti po hetohet.
Të vetëdorëzuarit janë:
Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk komuna e Prizrenit
Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit.
Hetuesi policor gjate hetimit te rasti ne cilësinë e provave materiale kanë arrit te gjejnë dhe të sekuestrojnë një revole prodhim Jugosllave “Cervena Zastava”, cal 9 mm dhe një karkator pa fishek, për te cilën dyshohet se është përdorur.