
Detaje për aksidentin me fatalitet, ku vdiq një 26-vjeçar në Mitrovicë
Kronika
May 28, 2024 - 10:22
Një 26-vjeçar ka vdekur të hënën si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.
Policia raporton se si pasojë e lëndimeve të marra drejtuesi i motoçikletës ka vdekur, vdekja e të cilit është konstatuar nga mjeku kujdestar.
“Me vendim të prokurorit, drejtuesi i veturës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri