Aktakuzë ndaj dy serbëve për “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”

Aktakuzë ndaj dy serbëve për “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”

Kronika May 28, 2024 - 09:21

Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër dy të pandehurve me inicialet N.B dhe L.Z.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër dy të pandehurve të lartcekur është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’’.

Në njoftimin e Prokurorisë nuk janë dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin. /Zëri