U përfshinë në një rrahje, Policia në kërkim të gjashtë familjarëve nga Prizreni
Foto: Zëri / Ilustrim

U përfshinë në një rrahje, Policia në kërkim të gjashtë familjarëve nga Prizreni

Kronika May 27, 2024 - 13:43

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e gjashtë personave nga Prizreni.

Policia thotë se ata po kërkohen për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Lëndim i rëndë trupor”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”, e cila ka ndodhur më 22.05.2024, në fshatin Krajk/Gjonaj të Prizrenit.

Personat:

1. Abedin Zenel LIKAJ, 17.05.1957, fshati Krajk - komuna e Prizrenit

2. Hajdin Zenel LIKAJ, 13.05.1971, fshati Krajk - komuna e Prizrenit

3. Shaqir Zenel LIKAJ, 08.02.1968, fshati Krajk - komuna e Prizrenit

4. Zenel Abedin LIKAJ, 01.10.1988, fshati Krajk - komuna e Prizrenit

5. Isuf Shaqir LIKAJ, 26.08.1995, fshati Krajk - komuna e Prizrenit

6. Hajdar Abedin LIKAJ, 22.07.1981, fshati Krajk - komuna e Prizrenit.

Policia thotë tutje se “kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave ose në ndonjë mënyrë tjetër mund të dënohet sipas nenit 380 të KPK për VP “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkëngjitura të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren

– e-mail adresa: [email protected]