Babai raporton në Polici se vajza e tij e mitur është keqtrajtuar seksualisht nga një bashkëmoshatar

Babai raporton në Polici se vajza e tij e mitur është keqtrajtuar seksualisht nga një bashkëmoshatar

Kronika May 26, 2024 - 10:34

Një i mitur është arrestuar nën dyshimin për sulm seksual ndaj një të miture.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:00 në Podujevë dhe është lajmëruar nga babai i të miturës.

Rasti është iniciuar si “Sulm seksual”.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur ishte keqtrajtuar seksualisht nga i dyshuari i mitur mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.