Gjendet pa shenja jete një 39-vjeçar në banesën e tij në Maliq

Gjendet pa shenja jete një 39-vjeçar në banesën e tij në Maliq

Kronika May 25, 2024 - 21:20

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Rëmbec të Maliqit.

Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë gjetur 39-vjeçarin dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë, raporton Euronews.al.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se viktima vuante nga disa sëmundje, çka mundi t’i ketë sjellë dhe vdekjen e papritur.

Megjithatë trupi do të çohet në morg për ekspertizën mjeko ligjore për të zbuluar shkaqet e sakta të vdekjes.