Gjendet prizrenasi që ishte zhdukur para dhjetë ditësh

Gjendet prizrenasi që ishte zhdukur para dhjetë ditësh

Kronika May 25, 2024 - 10:11

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi që ishte raportuar i zhdukur më 15 maj në Prizren.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe i njëjti është kthyer tek familja e tij.

“Me datë 23.05.2024 rreth orës 18:20 është gjetur personi mashkull kosovar i cili më herët kishte qenë i raportuar si i zhdukur, gjendja shëndetësore e tij raportohet të jetë e mirë. I njëjti është kthyer tek familja e tij”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.