Në Fushë-Kosova një person u denoncua rrejshëm 17 herë në Polici

Në Fushë-Kosova një person u denoncua rrejshëm 17 herë në Polici

Kronika May 25, 2024 - 08:40

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Fushë-Kosovë.

Një i dyshuar përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ka denoncuar rrejshëm një person hiq më pak se 17 herë, transmeton Zeri.info.

“I dyshuari mashkull kosovar përmes telefonit dhe aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ka denoncuar rrejshëm 17 herë viktimë mashkull kosovar, kinse ky i fundit ka kryer vepra penale. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti nën hetime./Zëri