Lulëzojnë 2 eurot false në Lipjan e Viti

Lulëzojnë 2 eurot false në Lipjan e Viti

Kronika May 25, 2024 - 08:25

Mijëra euro të dyshuara si të falsifikuara përmes monedhave 2 euroshe, janë raportuar në Lipjan dhe Viti.

Fillimisht një market në Lipjan, ka raportuar 2362 monedha në vlerë nga 2 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara.

Parat janë konfiskuar nga Policia dhe rasti po hetohet, transemton Zeri.info.

Ndërkohë edhe në Viti zyrtari i një banke ka njoftuar policinë se në bankë nga klientë të ndryshëm në intervalin kohor 28-30.12.2024 janë deponuar 1131 monedha nga 2 € të cilat dyshohet se janë të falsifikuara të cilat janë sekuestruar.

Edhe ky rast po hetohet nga Policia. /Zëri