Grupi i trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, destinacion edhe Greqia - Zbadhet skema: I transportonin me linjat e autobusëve

Grupi i trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, destinacion edhe Greqia - Zbadhet skema: I transportonin me linjat e autobusëve

Kronika May 24, 2024 - 22:04

Në një operacion të ndërmarrë nga policia e Tiranës janë sekuestruar 10 armë zjarri janë sekuestruar ndërsa u vunë në pranga 4 persona.

Policia zbuloi se grupi kriminal i përbërë nga dy kushërinjte Blerim dhe Muhamed krasniqi, Benjamin Shala dhe Edonis Thaçi i siguronin armët në Kosovë dhe i trafiklonin me çanta në Shqipëri duke i fshehur në një linjë autobusësh.

Të dyshuarit me automjete private ndiqnin autobusin në distancë në të gjithë itenerarin e tij nga Kosova deri në një vendparkim në Lundër të Tiranës ku do të merrnin armët. 

Sipas hetuesve ky nuk është rasti i vetëm i trafikut të armëve nga ky grup. Grupi hetimor gjithashtu ka dyshime se ky grup i transportonte armët edhe drejt shtetit fqinj Greqisë.

Po hetohen lidhjet e të arrestuarve me grupet kriminale shqiptare që i blinin këto armë ]në vlerat 1500-3000 euro.