Lajmëroi 20 raste të rrejshme, kapet 26-vjeçari në Fushë Kosovë
Foto: Laura Hasani

Lajmëroi 20 raste të rrejshme, kapet 26-vjeçari në Fushë Kosovë

Kronika May 24, 2024 - 16:26

Sot nga Njësiti i Hetimeve të Fushë Kosovës, është arrestuar një person për veprën lajmërim apo kallëzim i rrejshëm.

Pas hetimeve lidhur me disa denoncime ndaj një personi, nga hetuesit është ngritur dyshimi i bazuar se personi i arrestuar, qe nga janari deri më 23 maj 2024, ka lajmëruar 20 raste rrejshëm.

B.G. (26), pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për lajmërim apo kallëzim të rrejshëm.