Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e 66-vjeçarit nga Peja

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e 66-vjeçarit nga Peja

Kronika May 24, 2024 - 15:36

Një 66-vjeçar nga Peja rezulton i zhdukur tash e disa ditë.

Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Gëzim Trankaniqit, transmeton Telegrafi.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i zhdukur është: Gëzim (Shaban) Trakaniqi, i lindur më 25.05.1957 në Pejë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327 - Drejtoria Rajonale Pejë
– e-mail adresa: [email protected]