Mësohet identiteti i katër kosovarëve të arrestuar në Tiranë, dyshohen për trafik armësh
Kronika
May 24, 2024 - 14:06
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin kundër trafikut të armëve të ndërmarrë nga Policia e Shqipërisë në Tiranë.
Personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Transportuesi” janë shtetasit kosovarë: Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi, Muhamed Krasniqi.
Siç raporton portali Ora News, të arrestuarit janë Blerim dhe Muhamed Krasniqi janë kushërinj me njëri-tjetrin. Ata dyshohet se kishin detyrën për të gjetur klientë.
Ndërsa Edonis Thaçi dhe Benjami Shala i ndihmonin për transportin e tyre.