Arrestohet i dyshuari që kërcënoi kryetarin dhe kryesuesin e Komunës së Prishtinës
Foto: Laura Hasani

Arrestohet i dyshuari që kërcënoi kryetarin dhe kryesuesin e Komunës së Prishtinës

Kronika May 24, 2024 - 09:25

Një person është arrestuar të enjten, pasi më 8 maj dyshohet se ka kërcënuar kryetarin e Prishtinës Përparim Ramën dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte kërcënuar gjatë një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje në kryeqytet, transmeton Zeri.info.

“Komuna e Prishtinës, 08.05.2024 – 15:00. Më 23.05.2024, pas hetimeve të zhvilluara, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal). I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri