![Vdes një foshnjë në Istog, Policia po heton rastin](/uploads/zeri.info/images/2024/January/27/auto_auto_auto_auto_bebe-femije-foshnje_1541831039-71014841569652393157725998516101992801706393944.jpg)
Vdes një foshnjë në Istog, Policia po heton rastin
Kronika
May 24, 2024 - 08:20
Një foshnjë ka vdekur të enjten në fshatin Rakosh të Istogut.
Sipas Policisë, foshnja rreth një muaj e gjysmë është sjellë në QKMF pa shenja jete, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, transmeton Zeri.info.
“Në QKMF është sjellë pa shenja jete një foshnjë rreth një muaj e gjysmë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri