Detaje nga plagosja në Gjonaj të Prizrenit, të dyshuarit i gjenden 37 fishekë dhe arrestohet
Foto: Zëri / Ilustrim

Detaje nga plagosja në Gjonaj të Prizrenit, të dyshuarit i gjenden 37 fishekë dhe arrestohet

Kronika May 23, 2024 - 10:04

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në Gjonaj të Prizrenit, ku nga përdorimi i armës mbetën të plagosur dy persona.

Policia përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje sesi ka ndodhur rasti.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte së bashku me dy viktimat meshkuj kosovarë, pas një mosmarrëveshjeje janë sulmuar me mjete të forta, si dhe me armë zjarri, nga tetë të dyshuar meshkuj kosovarë. Dy nga viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor dhe më pas njëri nga ta është liruar, ndërsa tjetri është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm”, ka njoftuar Policia.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes në dy lokacione janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja.

“Me vendim të prokurorit, është bërë bastisja në dy lokacione, ku gjatë kontrollit është hasur dhe arrestuar njëri nga të dyshuarit meshkuj kosovarë, po ashtu është hasur dhe një kamionetë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës, ku brenda saj janë gjetur dhe konfiskuar 37 fishekë, që dyshohet të jenë të armës me gaz”, njofton Policia.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.