Gjendet e vdekur një grua në Pejë, Policia nis hetimet
Foto: Zëri / Ilustrim

Gjendet e vdekur një grua në Pejë, Policia nis hetimet

Kronika May 23, 2024 - 09:32

Një rast i rëndë ka ndodhur të mërkurën në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku një grua është gjetur pa shenja jete.

Policia përmes raportit ditor ka bërë të ditur se rasti kishte ndodhur rreth orës 09:30.

“Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës, femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia.

Policia ka shtuar se rasti vazhdon të jetë nën hetime, ndërkaq në media është raportuar se viktima dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.