Zjarr në burgun e Idrizovës në departamentin e grave, katër punonjëse përfundojnë në Toksikologji
Kronika
May 22, 2024 - 15:02
Katër punonjëse të burgut të Idrizovës kanë përfunduar në Toksikologji, si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në repartin e grave, të cilin e kanë konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut.
“Dje në ora 19:55 në SVR Shkup nga INP Idrizovë është raportuar se në njërën nga dhomat në pjesën e mbyllur të repartit të grave ka shpërthyer zjarr”, thonë nga MPB, raporton Alsat.mk.
Sipas informacioneve, gjendja e tyre është stabile, ndërsa jozyrtarisht thuhet se zjarri është ndezur nga të burgosurit të cilët i kanë vënë flakën çarçafëve dhe dyshekëve.