Rrëzohet një person nga çatia në Novobërdë, vdes në QKUK
Foto: Zëri / Ilustrim

Rrëzohet një person nga çatia në Novobërdë, vdes në QKUK

Kronika May 22, 2024 - 10:44

Një person gjersa ka qenë duke punuar në një shtëpi është rrëzuar nga çatia.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:25, në Novobërdë.

Tutje thuhet se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK, ku ka ndërruar jetë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ka qenë duke punuar në një shtëpi është rrëzuar nga çatia. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK ku ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML.