Arrestohet një 43-vjeçar në Prishtinë për kanosje, drogë dhe armëmbajtje pa leje
Kronika
May 21, 2024 - 21:33
Një person është arrestuar sot në Prishtinë, ka bërë të ditur Polivia.
Ai ishte i dyshuar për një rast kanosje, ndërsa në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur e sekuestruar armë dhe substanca narkotike, transmeton Zeri.info.
“Njësitet policore në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë kryer një kontrollë në shtëpinë e personit të dyshuar ku janë gjetë e sekuestruar :
- një armë zjarri dhe
- një sasi e substancave narkotike.
Personi i dyshuar P.M, mashkull 43 vjeç, pasi është intervistuar nga ana e policisë me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri