Dy persona dërgohen në mbajtje, dyshohen për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”

Dy persona dërgohen në mbajtje, dyshohen për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”

Kronika May 20, 2024 - 18:33

Dy persona në Prishtinë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Pas një pune intenzive hetimore  zyrtarët e  Njësitiit të hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, kanë  identifikuar dy persona të dyshuar për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Rasti (shpërthimi i një granate) ka ndodhë me datën 12.04.2024, në rrugën “Zekrija Cana”, në Prishtinë.”

Të dyshuarit janë:

– F.F, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

-E.M, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.