Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi “Te kafet e vogla” në Prishtinë

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi “Te kafet e vogla” në Prishtinë

Kronika May 20, 2024 - 13:31

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti, i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:30, në mes të një veture dhe dy motoçikletave në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, me rastin po merret Njësiti i Trafikut.

“Sot rreth orës 11:30, në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, tha Ahmeti.