Tejkaloi shpejtësinë - gjilanasi gjobitet me 300 euro, tri pikë negative e tre muaj ndalim vozitjeje
Foto: Laura Hasani

Tejkaloi shpejtësinë - gjilanasi gjobitet me 300 euro, tri pikë negative e tre muaj ndalim vozitjeje

Kronika May 20, 2024 - 10:33

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit gjatë kontrollit të shpejtësisë me radar ka hasur në një kundërvajtës në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 dhe i njëjti ka vozitur me 119 km/h.

Sipas njoftimit të Policisë, të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 eurove, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muajsh.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, ose përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’’, e-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 0385045047001. Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri