Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Kronika May 18, 2024 - 11:41

Dy shoferë njëri 20-vjeçar dhe tjetri 23, janë gjobitur nga Policia mbrëmë pasi kanë bërë gara të shpejtësisë.

Policia ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka ndaluar dy shoferët : B.O (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe A.R ( M/K) i moshës 20 vjeçar, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, duke rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion.

“Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 12 muaj”

“Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thotë Policia. /Zëri