Rryma e mbyt një person në Prizren, Policia po heton rastin
Kronika
May 18, 2024 - 08:20
Një person ka vdekur në fshatin Hoq e Qytetit në Prizren, pasi ka rënë në kontakt me rrymën.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe rasti po hetohet, transmeton Zeri.info.
“Fsh. Hoq e Qytetit, Prizren 17.05.2024-19:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka humbur jetën si pasoj e kontaktit me rrymë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendim e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri