Plagoset një person në Nashec të Prizrenit
Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin Nashec të Prizrenit.
Rastin media e ka konfirmuar zëdhnësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai theksoi se viktima është dërguar fillimisht në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit, ndërsa shtoi se është jashtë rrezikut për jetë.
“Me datë: 17.05.2024 rreth orës 19:45, stacioni policor Prizren ka pranua informatë se në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren rreth orës 18:20 është sjellë një person i plagosur me armë zjarri. Pas marrjës së informatës Policia menjëherë i’u ka përgjigj rastit, ka shkuar në spital dhe sipas informatave te para viktima është J.A”, u shpreh Gashi.
Ai shtoi se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Viti i lindjës 1987, nga fshati Korishë e Prizrenit. Ndërsa i dyshuari i cili është larguar nga vendi i ngjarjes është po ashtu nga fshati Korishë dhe bëhët fjalë për personin B.U. Viktima është plagosur në këmbën e djathtë dhe ëshë jashtë rrezikut për jetë, sipas mjekëve nga emergjenca e spitalit rajonal në Prizren”.