Grafite në një kishë serbe në Pejë, Policia nis hetimet [foto]

Grafite në një kishë serbe në Pejë, Policia nis hetimet [foto]

Kronika May 15, 2024 - 11:08

Në fshatin Nakëll afër Pejës persona të panjohur kanë hyrë dje në kishën e fshatit, ku kanë shënuar grafite me mesazhe fetare.

Mediat serbe kanë publikuar pamje nga kisha ku ka ndodhur rasti, e në të cilën shkruhen mesazhe si "Allahu Akbar", "Hiqeni këtë kishë nga këtu, vetëm myslimanët janë këtu” dhe "Ne nuk duam kisha, duam xhami... Islami është feja e vetme e vërtetë!”, transmeton Zeri.info.

Policia ka njoftuar se për rastin kanë nisur hetimet dhe i njëjti është cilësuar si “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar ose etnik”.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektin fetar, që është në renovim dhe aty kanë shkruar disa grafite. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri

Image

Image

Image

Image