Dy kosovarë në Prishtinë përleshen me një shtetas maqedonas, përdoren edhe armët

Dy kosovarë në Prishtinë përleshen me një shtetas maqedonas, përdoren edhe armët

Kronika May 15, 2024 - 10:59

Tre persona janë përfshirë në një përleshje, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, dyshohet se nga njëri prej tyre është përdorur edhe arma.

Sipas Policisë, dy nga të dyshuarit ishin kosovarë dhe i treti shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili është në kërkim policor, transmeton Zeri.info.

“Dyshohet se nga njëri prej të dyshuarve është përdorur edhe arma e zjarrit. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt, kurse i dyshuari, shtetas i Maqedonisë, gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri