Një police dyshohet se bëri vetëvrasje në shtëpinë e saj, Policia jep detaje

Një police dyshohet se bëri vetëvrasje në shtëpinë e saj, Policia jep detaje

Kronika May 14, 2024 - 13:41

Një femër e moshës 46-vjeçare po dyshohet se ka bërë vetëvrasje sot në shtëpinë e saj në Gjilan.

E ndjera ishte zyrtare e Policisë së Kosovës, ndërsa edhe nga Policia kanë thënë se dyshimet janë se e njëjta ka kryer vetëvrasje, raporton Zeri.info.

“Ju informojmë se sot, më 14.05.2024, rreth orës 11:44, Policia në Gjilan ka pranuar një informatë se një pjesëtare e PK-së, rreth 46-vjeçare, dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla është nisur menjëherë ne atë drejtim, gjithashtu edhe njësitet tjera relevante. Për informata të tjera ju njoftojmë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.