Tentim vrasjeje në Deçan, një person sulmohet me breshëri plumbash derisa ishte në veturë

Tentim vrasjeje në Deçan, një person sulmohet me breshëri plumbash derisa ishte në veturë

Kronika May 14, 2024 - 09:46

Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmë në Deçan.

Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 21:20, në rrugën Deçan – Junik, saktësisht në fshatin Voksh, ku një person derisa ishte duke qarkulluar me veturë persona të panjohur e kanë sulmuar veturën me armë zjarri, por fatmirësisht, përveç dëmeve në veturë, nuk raportohet për të lënduar, transmeton Zeri.info.

“Më 13.05.2024, rreth orës 21:20, Policia është informuar nga viktima se ne rrugën Deçan – Junik, në fshatin Voksh, derisa ishte duke qarkulluar në këtë rrugë i njëjti nga person/a të panjohur është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, në veturën e viktimës, janë shkaktuar dëme, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Me urdhër të prokurorit të Shtetit, rasti cilësohet ‘Vrasje në tentativë’”, ka thënë zëdhënësi rajonal i Policisë në Pejë, Driton Rugova. /Zëri