Përleshja e nxënësve në Gjakovë, flasin nga Drejtoria e Arsimit
Foto: Zëri

Përleshja e nxënësve në Gjakovë, flasin nga Drejtoria e Arsimit

Kronika May 13, 2024 - 14:56

Një përleshje mes tre nxënësve ka ndodhur sot në Gjakovë. Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Selman Riza”.

Rreth rastit ka folur shefi i Sektorit të Arsimit, Zymer Berisha. Berisha tregoi se si ka ndodhur rasti.

“Rreth orës 9:45 jemi njoftuar nga Drejtoria e Shkollës se në pushimin e gjatë ka ndodhur një kacafytje në korridor. Fillimisht kacafytja ka ndodhur mes dy nxënësve, e ka ndërhyrë edhe vëllai i njërit nga të përfshirët. Janë përdorur stilolapsi dhe një palë gërshërë të vogla pune”, tha Berisha.

“Aty kanë intervenuar mësimdhënësi që kanë qenë aty. Fillimisht është njoftuar autoambulanca. Nxënësve i është dhënë ndihma mjekësore. Dy prej tyre kanë shkuar në spitalin ‘Isa Grezda’ dhe pas trajtimit janë liruar në shtëpi”, theksoi ai për Klankosova.tv.

“Më pas është njoftuar edhe Policia. Hetuesit kanë qenë në shkollë edhe i kanë kryer procedurat e nevojshme. Si prova janë marrë stilolapsi dhe gërshërët. Pastaj në praninë e prindërve dy nga nxënësit janë intervistuar nga policia”, shtoi shefi i Arsimit për Komunën e Gjakovës, Zymer Berisha.