Tejkaluan në vijë të plotë, dy shoferëve u konfiskohen patentat për tre muaj
Foto: Facebook / Policia

Tejkaluan në vijë të plotë, dy shoferëve u konfiskohen patentat për tre muaj

Kronika May 13, 2024 - 14:48

Policia e Kosovës në Gjilan ka gjobitur dy shoferë, të cilët kanë shkelur rregullat e trafikut.

Në fotografitë e dërguara nga qytetarët shihen vozitësit, njëri i cili ishte duke drejtuar autobusin e tjetri një mjet transporti mallrash, ku që të dy kanë tejkaluar në vijë të plotë në aksin rrugor Gjilan –Prishtinë, ma saktë ë fshatin Llabjan, me të cilin veprim kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndesh me rregullat e trafikut.

“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan, përmes veprimeve operative, ka arritur që të identifikojë kundërvajtësit, ndaj të cilëve sipas Nenit 70, konform Ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186, paragrafi 3, janë shqiptuar gjobën në vlerë prej 200 eurove, 2 pikë negative dhe konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej 3 muaj”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka inkurajuar mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtje të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, e-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë: 192; 03850807001.