Tre nxënës në Gjakovë përleshen me mjete të forta, Policia nis hetimet

Tre nxënës në Gjakovë përleshen me mjete të forta, Policia nis hetimet

Kronika May 13, 2024 - 12:36

Tre nxënës kanë pranuar trajtim mjekësor, pasi janë përleshur me mes vete me mjete të forta.

Ngjarja ka ndodhur në një nga shkollat e Gjakovës.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Policia.

Zëdhënësi rajonal Sheremet Elezaj tha se tashmë kanë nisur hetimet.

“Rreth orës 10:00 është raportuar se tre fëmijë kanë pranuar trajtim mjekësor, pasi ishin përfshirë në një përleshje fizike në një shkollë në lagjen ‘Dardania’ në Gjakovë. Pasi kanë pranuar ndihmën e nevojshme mjekësore, janë liruar nga spitali (sipas personelit mjekësor dhe hetimeve të para të zhvilluara bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga mjete të forta). Policia i është përgjigjur rastit dhe është duke u vazhduar me procedurë të rregullt hetimore”, tha Elezaj për Klankosova.tv.