Përleshje masive mes shqiptarëve në Greqi, raportohen pesë arrestime
Foto: Ilustrim

Përleshje masive mes shqiptarëve në Greqi, raportohen pesë arrestime

Kronika May 13, 2024 - 09:53

Dy grupe shqiptarësh raportohet të jenë përfshirë në një sherr masiv mbrëmjen e kaluar në Heraklion të Greqisë.

Sipas të dhënave paraprake nga mediat e shtetit helen, mbi 20 persona u përleshën dhunshëm mes tyre për motive ende të paqarta, shkruan A2Cnn.

Falë ndërhyrjes së policisë, përplasja nuk mori përmasa më dramatike, teksa disa nga shqiptarët e përfshirë u lënduan lehtë.

Paraprakisht raportohet për pesë persona të arrestuar, emri i të cilëve nuk bëhet me dije.