Po vazhdojnë hetimet për mbytjen e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj në lumin Buna

Po vazhdojnë hetimet për mbytjen e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj në lumin Buna

Kronika May 12, 2024 - 10:59

Drejtori i Policisë së Shkodrës u deklarua për media në lidhje me tragjedinë në familjen Arrazi, ku Alma së bashku me tre fëmijët e mitur u mbyt në lumin Buna.

Drejtori Sulaj nuk dha shumë detaje në lidhje me rastin, por tha se po vazhdon ende me hetime rreth kësaj ngjarje të rëndë që tronditi Shkodrën e gjithë Shqipërinë.

“Në këtë ngjarje kemi qenë shumë transparentë. Sa i takon të rejave le të lemë grupin hetimor që të vazhdojë hetimet”, tha Sulaj për TopChannel.

Kujtojmë se i dyshuar për rastin është burri i Almës, që dyshohet se ushtronte dhunë në vazhdimësi ndaj viktimës dhe mendohet se kjo gjendje e saj bëri që të mbytej në lumin Buna me tre fëmijët e saj.