Arrestohen tre të mitur në Prishtinë, kërcënuan me thikë një grua
Foto: Zëri / Ilustrim

Arrestohen tre të mitur në Prishtinë, kërcënuan me thikë një grua

Kronika May 12, 2024 - 10:09

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të mitur në Prishtinë.

Sipas policisë tre të miturit dyshohet se nën kërcënimin e armës-thikës, viktimës femër kosovare i kanë kërkuar para.

Gjatë kontrollimit te njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, kujdestar të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.