E përdhunonte, kërcënonte e i kërkonte para të dashurës, arrestohet një person në Novobërdë
Foto: Zëri / Ilustrim

E përdhunonte, kërcënonte e i kërkonte para të dashurës, arrestohet një person në Novobërdë

Kronika May 12, 2024 - 08:34

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Novobërdë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim & Detyrim & Lëndim i lehtë trupor”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje ka arritur që ta arrestojë një person në Novobërdë, pasi që i njëjti dyshohet se gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti, në vazhdimësi kishte detyruar të dashurën e tij të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe herë pas here nën kërcënim e shantazhe, e kishte detyruar viktimën t’i jap para në shuma të ndryshme, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, viktima ka marrë trajtim mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

DHUNIM & DETYRIM& LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Novobërdë Janar-Shkurt-2024 –NN . Me 11.05.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi e kishte detyruar të dashurën e tij, viktimën femër kosovare të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe herë pas here nën kërcënim e shantazhe, e kishte detyruar viktimën t’i jap para në shuma të ndryshme. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Zëri