Arrestohet një serb për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një serb për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës

Kronika May 11, 2024 - 15:34

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka arrestuar një person me inicialet S.M., i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës, për veprat penale “që kanë të bëjnë me kapitullin e veprave penale kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës’’.

Gjithashtu, ndaj të arrestuarit S.M., Prokuroria Speciale tha se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura. /Zëri