“E pashë një person të maskuar me armë në dorë”, Policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Jabllanoviqit
Foto: Zëri / Ilustrim

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë”, Policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Jabllanoviqit

Kronika May 06, 2024 - 09:35

Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka njoftuar se ka pasur tentativë vrasjeje ndaj Marko Jabllanoviqit, anëtarit të partisë së Nenad Rashiqit.

Radomiroviqi këtë e bëri të ditur në një postim në Facebook, duke thënë se rasti ka ndodhur të dielën, më 5 maj.

Po ashtu ka thënë se sulmuesit i ka dështuar arma që kishte planifikuar ta kryente atentatin si dhe ka akuzuar Beogradin që qëndron mbrapa kësaj.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se kishte vërejtur një person të maskuar me armë në dorë.

“Leposaviq, 05.05.2024 - 00:01. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke hyrë në një lokal kishte vërejtur afër tij një person të maskuar me një armë në dorë të cilën ia kishte drejtuar viktimës, por nuk kishte arritur të gjuante. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Zëvendësministri Radomiroviq tha të dielën se nuk do të dorëzohen pavarësisht kërcënimeve të përditshme dhe çmimit që paguajnë si personalisht ashtu edhe për familjet tona.

“Dashuria për popullin tonë dhe dëshira për liri ishte dhe do të mbetet prioritet”, ka thënë ai.