Arrestohet për zhdukjen e gruas dhe tre fëmijëve, publikohet fotoja e Ergys Arrazit

Arrestohet për zhdukjen e gruas dhe tre fëmijëve, publikohet fotoja e Ergys Arrazit

Kronika May 05, 2024 - 10:41

Arrazi akuzohet për dhunë ndaj gruas dhe tre fëmijëve si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës 9 vjeçare si pasojë e dhunës. Vajza 9 vjeçare u gjet e pajetë nga një peshkatar i zonës dhe dyshohet se është vetëmbytur. Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë. Hetimet nisën pasi ka qenë 31 vjeçari që ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortes dhe tre fëmijëve.

Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje. 31 vjeçari u arrestua të shtunën nën akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. /abcnews