Prishtinë: Shoferja godet policin me veturë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Prishtinë: Shoferja godet policin me veturë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Kronika May 03, 2024 - 20:09

Një zyrtar policor derisa ishte në kryerje të detyrë, është goditur me veturë nga një shofere e cila ishte ndaluar për kundërvajtje.

Bëhet e ditir se e dyshuara e ka goditur me veturë, zyrtarin policor duke u larguar nga vendi i ngjarjes dhe duke i shkaktuar kështu edhe lëndime trupore.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se zyrtari i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që policia është në kërkim të të dyshuarës, raporton Zeri.info.

“Sot rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë, është goditur nga një person i dyshuar me automjet. E dyshuara femër, A.A, është ndalur nga policia për një kundërvajtje trafiku. E njëjta duke mos përfillë urdhërat e zyrtarit policor, për të dalë nga automjeti i cili duhej të konfiskohej, pasi ka goditur me automjet zyrtarin policor është  larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti. /Zëri