Vajza me të meta mendore u dhunua seksualisht dhe fizikisht në një motel në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Vajza me të meta mendore u dhunua seksualisht dhe fizikisht në një motel në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Kronika May 03, 2024 - 12:32

Është ndaluar për 48 orë i dyshuari për dhunimin e një femre me të meta mendore në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të prokurorit të Shtetit, ka njoftuar se ka ndaluar një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi”.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se i njëjti e kishte marrë me veturë viktimën dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të në një motel, si dhe ndaj së njëjtës ka ushtruar dhunë fizike, andaj me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Viktima dyshohet se ka ngecje në zhvillim mendor dhe e njëjta nga familjarët e saj ditë më parë është raportuar e zhdukur.

“Nga hetuesit rajonalë të Policisë, viktima është dërguar fillimisht në Urgjencën e Kaçanikut, ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe më pas e njëjta është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ndaj të dyshuarit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Zëri