Lirohet 16-vjeçari nga Kosova në Zvicër, dyshohej se planifikonte sulm terrorist

Lirohet 16-vjeçari nga Kosova në Zvicër, dyshohej se planifikonte sulm terrorist

Kronika May 03, 2024 - 10:58

Dy të rinj, të moshës 15 dhe 16 vjeç, të arrestuar gjatë fundjavës së Pashkëve për mbështetje të dyshuar për “Shtetin Islamik”, janë liruar nga paraburgimi.

Gjykatat e Schaffhausen kanë liruar nga paraburgimi dy adoleshentët që dyshohet se kishin planifikuar sulme shpërthyese në Zvicër. 15-vjeçari zviceran dhe 16-vjeçari me origjinë nga Kosova janë vendosur në një lokal ku do t’i nënshtrohen ekspertizës, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch, transmeton Zeri.info.

Dy të rinjtë ende dyshohet se kanë mbështetur organizatën e ndaluar terroriste Shteti Islamik (IS), tha të enjten prokurori publik i Schaffhausen. Në hetim po merr pjesë edhe Prokuroria Publike Federale (MPC). Prokurori për të mitur të kantonit Schaffhausen nuk jep ndonjë informacion të mëtejshëm, veçanërisht për shkak se të dyshuarit janë të mitur. Dy adoleshentët u arrestuan në fundjavën e Pashkëve, në të njëjtën kohë me një 18-vjeçar zviceran nga kantoni Thurgau, me të cilin dyshohet se ishin në kontakt. KPK-ja po heton për të riun 18-vjeçar.

Sipas burimeve të Shërbimi Federal të Inteligjencës (SRC) në Bernë, qe ka siguruar gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch, aktualisht në Zvicër janë 41 persona që kërcënojnë paqen dhe sigurinë e brendshëm dhe të jashtme në territorin helvetik. Për dallim nga viti i kaluar, lidhjet me terrorizëm sivjet janë dyfishuar për 50 % për qind në Zvicër.

"Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave (En Suisse, divers réseaux criminels sont en activité, notamment ceux d’origine slave…) si dhe ato nga Evropa Lindore dhe Juglindore. Ndër hetimet në vazhdim në lidhje me krimin e organizuar, rreth gjashtëdhjetë janë të lidhura me SkyECC…", kanë thënë për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch zyrtarët nga Shërbimi Federal i Inteligjencës (SRC) ne Bernë.